Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës-Policia Kufitare sekuestron 180 kg marijuanë, arrestohet një shtetas

Durrës-Policia Kufitare sekuestron 180 kg marijuanë, arrestohet një shtetas
November 03
13:08 2016

Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë sekuestruar rreth 180 kg marjuanë dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Altin Avdurramani 28 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i tij u bë pasi: Më datë 02.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar nga sherbimet e Policise Kufitare në vijën e dytë në automjetin tip kamion me targa AA 537 HL dhe trailer me targa ACR 057, që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, në brendësi të dy sarbatorëve të karburantit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 165 pako me rreth 180 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në Nenin 283/a, 22 të Kodit Penal./Blitz.al./

z1 z2 z3 z5

Shperndaje