Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës/ Pas vrasjes së bashkëshortes gjendet i mbytur 37 vjeçari

Durrës/ Pas vrasjes së bashkëshortes gjendet i mbytur 37 vjeçari
July 20
08:48 2019

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij Asbije Kuka, ndodhur ditën e djeshme, në Spitallë të Durrësit.

Policia bën me dije se sot rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës është gjetur i mbytur shtetasi Adriatik Kuka rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Sipas Ballkanweb, pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Asbije Kuka, nëna e një djali 10 vjeç, u qëllua disa herë me thikë nga bashkëshorti i saj pas një sherri në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20 të së djeshmes, në lagjen Nr.15, Durrës

Gruaja është dërguar në spital me plagë afër zemrës dhe hemorragji dhe me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas policisë, vrasja ka qenë brutale pasi autori e ka qëlluar përballë 5-6 herë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse./blitz.al

Komento
Shperndaje