Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, mbytet një shtetas. Policia kërkon ndihmë ta identifikojë

Durrës, mbytet një shtetas. Policia kërkon ndihmë ta identifikojë
July 30
17:18 2016

Një shtetas ka gjetur vdekjen ditën e sotme ndërsa lahej në det në Hamallaj të Durrësit.

Bëhet fjalë për një shtetas të moshës 40-45 vjeç dhe policia ka pohuar se ende nuk është identifikuar, ndërsa ka dhënë të dhënat e viktimës.  I gjatë 1.76 m, i shëndoshë, me flokë të shkurtër (pak të thinjur), ka veshur një palë rroba banje ngjyrë blu me mbishkrimin “Sport”.

Mbi trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe policia po vijon hetimet për identifikimin e viktimës.

Komento
Shperndaje