Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, i kërkon seks 12-vjeçares dhe e merr me forcë në makinë

Durrës, i kërkon seks 12-vjeçares dhe e merr me forcë në makinë
November 14
12:41 2016

Një tentativë pedofilie ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 34-vjeçar i ka kërkuar seks një të miture dhe e ka marrë me forcë në makinën e tij.

Sipas raportimit që bën policia e qytetit bregdetar, shtetasi Ilir Çullhaj i kishte dhënë 12-vjeçares një letër me fjalë të turpshme seksuale dhe më pas e ka marrë me forcë në makinën e tij.

Por e mitura ka arritur të shpëtojë dhe ka raportuar ngjarjen.

Menjëherë pas kësaj, blutë e Durrësit kanë arritur ta vënë në pranga personin në fjalë dhe gjithashtu kanë marrë dëshminë e plotë të 12-vjeçares në praninë e psikologes, si dhe letrën që Çullhaj i kishte dhënë asaj. Tashmë Çullhaj do të përballet me veprën penale “Vepra të turpshme”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje