Blitz

 Breaking News

Durrës/Hidhet në erë me tritol makina e punonjëses së policisë

Durrës/Hidhet në erë me tritol makina e punonjëses së policisë
January 26
09:20 2020

Qyteti i Durrësit është tronditur orët e para të mëngjesit nga një shpërthim tritoli, ku shënjestër ka qenë një punonjëse policie. Policia njofton se i është vënë tritol dhe është hedhur në erë, makina tip “Audi” e punonjëses me iniciale O. B.

Nga vendi i ngjarjes u mësua se si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Ndërkohë sipas dëshmive të sjella nga “News24”,  shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në gjithë qytetin bregdetar.

Mësohet se shtetasja e sulmuar ishte punonjësve civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, për këtë shkak, pista e parë ku po heton policia është ajo e detyrës. Pavarësisht kësaj, punonjësja e policisë ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po vazhdon punên për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

 

Share