Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, gjykata sekuestron 9 apartamente. I zotëronte një 22-vjeçar…

Durrës, gjykata sekuestron 9 apartamente. I zotëronte një 22-vjeçar…
October 09
11:54 2016

Nga Anduena Llabani

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 9 apartamenteve të regjistruara në bulevardin kryesor të Durrësit, në emër të 22-vjeçarit Arlind Kalaja, pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme se janë krijuar në bazë të burimeve të paligjshme dhe kriminale të babait të tij, Fatmir Kalaja.

Fillimisht, hetimi ndaj shtetasve Kalaja ka nisur nga Prokuroria e Durrësit në muajin prill 2016, në bazë të informacioneve se këta shtetas kanë qarkulluar shuma të konsiderueshme parash në llogaritë e tyre bankare.

Më tej, hetimi iu përcoll Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila po zhvillon hetime në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Fatmir Kalaja ka përfituar shuma të konsiderueshme parash në Itali, ku është proceduar për vepra penale si vjedhje, vrasje me dashje, pezullim të patentës për drejtim mjeti.

Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet se të gjitha këto pasuri të paluajtshme (9 apartamente me vlerë të deklaruar në kontrata rreth 260 mijë euro) janë fituar nga personi i hetuar Arlind Kalaja, si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e pastrimit të parave, që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i babait të tij të dyshuarit tjetër Fatmir Kalaja. Dyshimet e transmetuara nga shteti italian mbi precedentët kriminalë të këtij të fundit, blerja e këtyre apartamenteve në një kohë shumë të shkurtër dy-mujore në vitin 2014 (shtator-tetor 2014), si dhe çmimet e shitblerjes nën vlerën reale të sendeve (sipas shënimeve në kartelat e pasurisë dhe në deklaratat noteriale, konstatohet lehtësisht që të gjithë apartamentet e blera nga Arlind Kalaja janë përftuar me gjysmën e çmimit real të tyre), ka ndikuar në realizimin e veprimtarisë kriminale për të cilën dyshohet Arlind Kalaja.
Mungesa e të ardhurave të ligjshme (duke mos pasur asnjë aktivitet ekonomik në Shqipëri) shumat e parave që kanë qarkulluar në banka, në format e kreditimit dhe debitimit, mosha e re e Arlind Kalasë, vetëm 20 vjeç në kohën e përfitimit të pasurive, shtojnë dyshimet mbi burimin e të ardhurave të të dyshuarit dhe babait të tij, të dyshuarit tjetër Fatmir Kalaja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje