Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, dy anije peshkimi kanë humbur kontaktin prej së martës. Nisin kërkimet

Durrës, dy anije peshkimi kanë humbur kontaktin prej së martës. Nisin kërkimet
June 22
10:16 2016

Një alarm SOS është dhënë nga autoritetet portuale të Durrësit, për shkak të humbjes së kontaktit me dy anije peshkimi. Mësohet se anijet kanë humbur kontaktin prej ditës së djeshme dhe ende nuk ka asnjë sinjal prej tyre.

Bëhet fjalë për anijet “Çelepia” dhe “Qamili” që kanë në bord 3-4 persona. Konkretisht, ekuipazhi i anijes “Çelepia” përbëhet nga: motorrist Luan Mema, kapiten Dhimitër Malja, marinar Muhamet Salam, shtetas egjiptian. Ndërsa anija tjetër “Qamili” kishte kapiten shtetasin Qazim Kodrën.

Menjëherë pas kallëzimit të familjarëve, policia kufitare në bashkëpunim me Rojen Bregdetare kanë nisur kërkimet.

Etiketimet
Shperndaje