Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, bllokohet transporti i mallrave prej një jave

Durrës, bllokohet transporti i mallrave prej një jave
October 10
13:37 2016

Një situatë e rëndë është shënuar në portin e Durrësit ku anija “Aziatik Liberty”, e ngarkuar me kontenierë, ka qëndruar për tri ditë e bllokuar në radë, duke pritur të hynte në portin e Durrësit për të shkarkuar mallin. Anija u kthye mbrapsht dhe pritet që dorëzimi i mallit të biznesit të bëhet nga Mali i Zi ose Greqia.

Mësohet se kompania koncesionare “Durrës Konteiner Terminal” nuk ka vinçat në funksion për të shkarkuar dhe ngarkuar kontenierët.

Ndërsa anija CMA-CDM e linjës së tretë më të madhe botërore të transportit me kontenierë, mësohet se ka qëndruar prej datës 5 në pritje deri në datë 7 tetor.

Për shkak të mungesës së vinçave, nuk mundet të kryhet shkarkimi i kontenierëve. Terminali i kontenierëve është koncesion i “Durrës Konteinier Termial”, e cila duhet të mundësojë mjete në dispozicion 24 orë, referuar kontratës të firmosur me Ministrinë e Transporteve.

Kjo situatë është cilësuar si kritike nga Autoriteti Portual Durrës, e cila shprehet për “News24” se dëmi më i madh po i bëhet kompanive të biznesit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje