Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, arrestohet zyrtari i Burgut të Fierit, shkaktoi aksident dhe refuzoi testin e alkoolit

Durrës, arrestohet zyrtari i Burgut të Fierit, shkaktoi aksident dhe refuzoi testin e alkoolit
May 25
12:36 2016

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një zyrtar të burgut të Fierit, i cili shkaktoi aksident  dhe më pas kundërshtoi të bënte testin e alkoolit. Aksidenti u shënua më 24 maj në lagjen nr. 15 të qytetit, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Universitetit”.

Teksa ishte duke drejtuar një mejt “Reno” me targa DR 5215 D, ai është përplasur me një “Benz” me targa AA 930 NB të drejtuar nga S.T. 33 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Pas ndalimit nga policia, ai ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit pasi ka refuzuar të bënin testin e alkoolit. Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ku ka rezultuar se kishte konsumuar alkool në masën 0.75 mg/l.

Etiketimet
Shperndaje