Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, arrestohet tutori i 3 vajzave të mitura

Durrës, arrestohet tutori i 3 vajzave të mitura
January 05
14:07 2017

Një person i cili përdorte 3 vajza të mitura për prostitucion në Durrës është arrestuar nga policia e këtij qyteti.

Në pranga ka rënë shtetasi Gentian Gaxha, 37 vjeç, me akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas policisë, Gaxha ka përdorur kundrejt pagesës tri vajzat:  S.P. 17 vjeçe,  B.A. 17 vjeçe dhe K.Xh. 17 vjeçe.

Policia bëri me dije se nisi procedim penal për prostitucion vetëm për njërën prej vajzave, konkretisht shtetasen K.Xh.

Nuk dihet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, por blutë e qytetit të Durrësit po vijojnë hetimet për këtë rrjet prostitucioni. /Blitz.al/

gentian-gaxha

genti-gaxha

Shperndaje