Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Durrës, 2 vetëvrasje brenda pak orësh

Durrës, 2 vetëvrasje brenda pak orësh
November 25
13:58 2016

Durrësi është tronditur ditën e sotme nga 2 ngjarje të rënda të regjistruara në harkun e pak orëve, për më tepër në të njëjtin fshat, në Fllakë.

Dy persona kanë zgjedhur t’i japin fund jetës, duke kryer vetëvrasje.

Rasti i parë ishte ai i shtetases F.C, 46 vjeçe, e cila është varur me litar afër banesës ku jetonte. Edhe pse është gjetur nga banorët e zonës herët, ajo është transportuar në spital, por pa mundur të shpëtojë. Policia ende nuk ka bërë me dije shkaqet që mund ta kenë çuar 46-vjeçaren në këtë akt vetëflijimi.

Ndërkohë, pak momente pas kësaj ngjarjeje, ka qenë një tjetër akt i rëndë në po të njëjtin fshat që ka tronditur banorët e zonës.

Një i ri 26-vjeçar, i cili vuante nga depresioni, ka pirë fostoksinë dhe është helmuar. Pak momente më vonë ai ka ndërruar jetë, pasi u transportua me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje