Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Durrës, 16 balerina në polici pas aksionit në lokalet e natës

Durrës, 16 balerina në polici pas aksionit në lokalet e natës
March 17
14:53 2017

Në sajë të një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Durrës, policia e këtij qyteti ka shoqëruar në polici 25 shtetas, mes të cilëve 16 balerina të cilat po verifikohen.

Mësohet se gjatë kontrollit janë zbrazur  7 lokale tallava në Durrës dhe janë arrestuar 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim nga policia.

Policia bëri me dije se e zhvilloi këtë aksion për të mbajtur në kontroll situatën kriminale, por përpos shoqërimit në polici, aksioni nuk ka pasur asnjë rezultat, edhe pse u shpërnda në media si “superaksion”.

Për të kompletuar aksionin, policia ka shtuar se ka arrestuar disa persona për drejtim mjeti pa leje, e përkatësisht:

  1. Z.H., 21 vjeç, banues në Durrës.
  2. K.M.35 vjeç, banues në Kurbin.

Z.H., në orën 00:15, në Lagjen Nr. 7, Durrës, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane” pa leje drejtimi.

K.M., në aksin rrugor Fushë Krujë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin motoçikletë tip “Lifan”, pa targa, me drejtues shtetasin G.S. 28 vjeç, banues në Manëz, Durrës.

 

Share