Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dule për reformën në drejtësi: Të miratohet me konsensus të plotë

Dule për reformën në drejtësi: Të miratohet me konsensus të plotë
June 18
15:41 2016

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, e ka cilësuar reformën në drejtësi si një proces i vonuar. Nga qyteti i Korçës, ai shprehu bindjen se palët do të arrijnë konsensusin për çështjen e mbetur. Për këtë, ai kërkoi që reforma të kalohet në Kuvend nga të gjitha palët.

“Vlerësoj ecurinë e deritanishme të reformës. Ka mbetur vetëm një çështje pa u zgjidhur që besoj se me vullnet të mirë dhe negocim nga aleatët mund të arrihet edhe kompromisi i fundit.”, tha ai.

Sa i takon marrëdhënies mes dy Shqipërisë dhe Greqisë, Vangjel Dule deklaroi se ato nuk janë në nivelet më të larta dhe kritikoi Qeverinë për mungesë vizioni me politikën e jashtme.