Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Duke u testuar sistemi i ngrohjes rrjedh gazi në Bulqizë: 50 nxënës të asfiksuar!

Duke u testuar sistemi i ngrohjes rrjedh gazi në Bulqizë: 50 nxënës të asfiksuar!
November 17
14:47 2017

Ndezja e kaldajës për ngrohjen e ambienteve në shkollën 9-vjeçare të Shupenzës në Bulqizë, për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi, pasi është çliruar gaz që ka helmuar pothuajse 50 nxënës nga 120 në total.

Gazetari Enver Doçi ndryshe nga sa deklarohet nga policia tha për “BalkanWeb” se 25 prej nxënësve të asfiksuar nga gazi ndodhen në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e mungesës së kapaciteteve pjesa tjetër janë nisur drejt Peshkopisë.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 10.40, specialistët e postës së policisë Shupenzë, kanë marrë informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në Shupenzë.

Menjëherë kanë shkuar në ambjentet e qendrës spitalore ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se: Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambjentit.

Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit e kësaj shkolle, ku 16 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

 

Shperndaje