Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dua të kthehem tek Roma…” – Publikohet audioskandali i Nainggolan që po “çmend” interistët

“Dua të kthehem tek Roma…” – Publikohet audioskandali i Nainggolan që po “çmend” interistët
December 26
12:54 2018

Duket se dënimi i dhënë nga drejtuesit e Interit nuk i ka pëlqyer shumë mesfushorit belg Radja Nainggolan. Mediat në Itali raportojnë se Radja e ka pritur shumë keq vendimin e klubit dhe me disa prej miqve të tij në Romë ka shfryrë të gjithë inatin. Kjo është zbuluar pasi në rrjet janë shpërndarë disa matetriale audio ku thuhet se është pikërisht futbollisti i cili shprehet:

“Këtu po bëhet masakër. Dua të kthehem. Të gjithë më thonë se jam i mbaruar. Gjithmonë kam treguar vlerat e mia në fushën e lojës. Nëse interistët do të vazhdojnë të më çajnë t***, ju betohem se do t’i bëj të pendohen. Tottin e kam mik, ndoshta ndërhyn ai për rikthimin tim, edhe pse e di mirë që do bëhet rrëmujë e paparë nëse kërkoj largimin nga Interi”. – përfundon futbollisti.

Gjithësesi, kjo mbetet për t’u vërtetuar nëse është pikërisht ai që ka folur dhe kur është bërë kjo bisedë.

Nainggolan njihet si një ndër futbollistët i cili bën bujë edhe jashtë fushës së blertë, e duket se edhe kësaj here ia ka arritur qëllimit.

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje