Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drogë në lokalet e Tiranës, kamerieri: Xhaxhai im, kryetar qarku i Beratit

Drogë në lokalet e Tiranës, kamerieri: Xhaxhai im, kryetar qarku i Beratit
October 11
20:56 2016

 

Lokalet e kryeqytetit ofrojnë drogë në ambientet e tyre. Lajmi është bërë i ditur në emisionin investigativ “Stop”, përmes videove të regjistruara në dy lokale të ndryshme të Tiranës. Shkak i nisjes së investigimit mësohet të jenë bërë disa ankesa të prindërve, të cilët janë kanë shprehur shqetësimin se fëmijët e tyre, nxënës të një gjimnazi në Tiranë, vijnë në një gjendje jo të mirë në shtëpi që pas hapjes të një lokali pranë shkollës.

Në videot e transmetuara shihet se si kamerierët u ofrojnë lehtazi lëndë narkotike klientëve të interesuar. Njëri prej tyre, i pyetur se si vepron në rast të ndonjë kontrolli të mundshëm nga policia,  tregon se në rastin më të keq të mundshëm “i ka nja 10 miq”. “Shiko, i kam disa miq. Xhaxhai im është kryetar i qarkut të Beratit dhe Edi Ramën e ka shok të ngushtë. Në momentin që është emëruar, është emëruar nga Edi Rama, që i ka çuar mesazh: “Je kryetar i qarkut”.

Ndër të tjera, kamerieri bën me dije se mjekët roje të turnit të tretë të gjithë e konsumojnë kokainën. /Blitz.al/

st4

st5

st3

st8

st7

st9

st1

st2

 

Etiketimet
Shperndaje