Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drogë gjatë party-t në shtëpi, 17-vjeçari vret prindërit pasi u përpoqën ta disiplinonin

September 14
18:12 2016

...

Një 17-vjeçar nga Eclectic, qytet në Alabama, akuzohet për vrasjen e dy prindërve të tij, pasi këta të fundit u përpoqën ta disiplinojnë pas shthurjes që u vu re në party-n më të fundit që ai kishte organizuar në shtëpi.

Babai i tij, Mike Holton, ish-kryebashkiak i qytetit, njoftoi menjëherë policinë pasi konstatoi përdorimin e marijuanës gjatë party-t të organizuar në shtëpi nga i biri. Ai u gjet i vdekur ditën e diel, pasi ishte qëlluar me armë zjarri në kokë. Ndërsa bashkëshortja e tij, nëna e 17-vjeçarit Jesse Holton, pësoi një plagë të rëndë në kokë, së cilës nuk mundi t’i mbijetojë.

Në dëshminë e tij në polici, 17-vjeçari ka mohuar kryerjen e krimit të dyfishtë. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se i riu kishte shkuar në shtëpinë e fqinjit menjëherë pas sulmit me pretendimin se prindërit e tij kishin mbetur të vrarë si pasojë e një konflikti me armë mes tyre.

Por provat e gjetura në vendngjarje i rrëzojnë pretendimet e të akuzuarit. Burime të policisë shprehen se provat e gjetura nuk mbështesin pretendimet e Jesse Holton se i ati ka kryer vetëvrasje pasi ka vrarë nënën e tij.

“E pyetëm nëse kishte njeri në shtëpi në momentin e krimit dhe na tha jo. Mendoj se kemi të bëjmë me një njeri me probleme emocionale”, – është shprehur një zyrtar i policisë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje