Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Droga në Ersekë, zbulohet mesazhi që dekonspiroi operacionin

Droga në Ersekë, zbulohet mesazhi që dekonspiroi operacionin
August 29
11:19 2016

Operacioni i policisë në Ersekë, ku u arrit të asgjësohet një sasi prej rreth 18 mijë bimësh narkotike, u dekonspirua nga një mesazh. Ka qenë një efektiv policie, i cili tradhtoi kolegët pasi ishte palë me trafikantët. Mesazhi që dekonspiroi operacionin, u përdor në gjykatë nga prokuroria për të vendosur pas hekurave efektivin spiunues.

“Largohu menjëherë së bashku me “dhitë” nga parcelat. Hidhi të gjitha çfarë ke aty, mos lër asgjë të dyshimtë”, – ishte mesazhi dhe, menjëherë pas tij, trafikantët në terren nisën të mbikëqyrin territorin me dylbi. Pas afrimit të policisë në vendngjarje, një tjetër mesazh është dërguar: “Është një “ujk” i vjetër, është me 2-3 “ujq” të tjerë”.

Këto mesazhe bindën hetuesit për veprimet e dyshimta të efektivit të policisë, që është shpallur në kërkim, Edvin Meko, i cili akuzohet për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Rezulton që ai të jetë kultivues i drejtpërdrejtë i lëndës narkotike dhe bashkëpunëtor me disa kultivues të tjerë në zonën e Ersekës. Nga hetimet rezulton gjithashtu se 35-vjeçari Meko, nëpërmjet familjarëve të tij, ka mbjellë dhe kultivuar disa parcela me kanabis në disa zona malore të Ersekës. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje