Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Droga në avionin e Divjakës, apeli dënon me 12 vite burg pilotin

Droga në avionin e Divjakës, apeli  dënon me 12 vite burg pilotin
April 29
13:45 2016

Gjykata e Apelit ka dënuar me 12 vite burg pilotin Italian Xhorxho Riformato për trafik ndërkombëtar droge. Apeli ka ulur dënimin me 3 vite burg të masës së ndërmarrë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda pasi Riformato ka kërkuar prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe deklarimin e tij si të pafajshëm.

Ai ka pretenduar se ka gabime në tabuletet e telefonave të përgjuar duke pretenduar se numri i paraqitur në vendim, nuk ka qenë i tiji. “Arsyeja e ardhjes sime ka qenë për turizëm”- ka sqaruar ai në kërkesën e apelit.

Shtetasi Italian Riformato ishte piloti i avionit të kapur me drogë në Divjakë. Në të njëjtën zonë u sekuestruan 460 kg marijuanë dhe u arrestua korrieri Bajrami. Kjo konsiderohet si tentativa e parë e regjistruar për trafikimin e drogave nga Shqipëria me avion në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Gjatë operacionit të kësaj çështjeje janë arrestuar 7 personat e mëposhtëm: Giorgio Riformato i dënuar me 15 vite burg, Sajmir Bajrami, Mereglen Ymeraj, Kristian Demçe, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe Orgest Bilbili.

Komento
Etiketimet
Shperndaje