Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Droga “lumë” në Greqi. Kapen 141 kg të tjera

Droga “lumë” në Greqi. Kapen 141 kg të tjera
November 28
15:40 2016

Një tjetër sasi e konsiderueshme droge është kapur nga autoritetet greke në Igumenicë, pranë kufirit me vendin tonë.

Në 2 operacione të policisë është kapur përkatësisht 118 kg dhe 23 kg marijuanë.

Sasia prej 118 kg është kapur në Agio Nikolao të Filatit, në një makinë ku udhëtonin 2 femra greke.

Ndërkohë që sasia tjetër prej 23 kg Cannabis Sattiva është sekuestruar në fshatin e Konicës në Janinë.

Policia dyshon se sasia e drogës në të dyja rastet është transportuar që prej kufirit dhe është transportuar më pas me automjetet përkatëse nga shtetasit grekë. /Blitz.al/

droga-1

Komento
Shperndaje