Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Droga e sekuestruar, Krimet e Rënda: Hetime kush po drejton trafikun e drogës nga Shqipëria

Droga e sekuestruar, Krimet e Rënda: Hetime kush po drejton trafikun e drogës nga Shqipëria
October 25
14:39 2016

Nga Anduena Llabani

Që një mall të blihet duhet që më parë të ketë kërkesa në treg dhe formulën e njohur në ekonomi më së miri e njohin ata që përfshihen në këtë treg. Rastet e konstatuara dhe që janë në proces hetimi dëshmojnë se droga nga Shqipëria po kalon më maune, skafe etj., pasi është përpunuar më parë në fabrika artizanale.

Është vërtetuar tashmë që punëtorët e krahut paguhen nga 10 deri në 15 mijë lekë të vjetra në ditë për të pastruar dhe sistemuar në pako lëndën gati për transport.

Sasi më të mëdha të hashashit të sekuestruar më parë s’kishim dëgjuar.

Numrit të tonelatave të drogës i janë shtuar edhe ato të personave që merren më kultivimin, transportin, trafikun etj.

Por kush qëndron pas këtij tregu ndërkombëtar?

Kush janë njerëzit që porosisin dhe investohen në këtë trafik?

Kush paguan që malli të kalojë nën hundën e doganierëve, policëve tanë, përmes detit, tokës, ajrit?

Rastet e fundit të sekuestrimit të sasive të mëdha të drogës me destinacion tregjet europiane dhe përfshirja e kompanive të huaja në këtë trafik do të kalojnë në sitën e hetimit. Për herë të parë prokurorë të Krimeve të Rënda do të hetojnë mbi hyrje-daljet, kontaktet që shtetas shqiptarë kanë me grupet e interesuara për blerjen e mallit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje