Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dritan Hila: Olldashi ishte modeli i Berishës

Dritan Hila: Olldashi ishte modeli i Berishës
November 20
17:53 2016

Analisti Dritan Hila, në ndryshim nga shumë të tjerë që kanë përjetuar njeriun Sokol Olldashi, në një status të tij ka sjellë në kujtesë Sokolin si politikan.

Ai shkruan në një status në Facebook-un personal se Olldashi ishte modeli i Berishës e nuk do të kishte për ta drejtuar më mirë PD-në se Basha sot.

Ja statusi i tij i plotë:

“Sot duhet të jetë përvjetori i vdekjes së Sokol Olldashit pasi lexoj shumë miq të tij që bëjnë statuse.
Ka një lloj pengu për ikjen e tij, pasi supozojnë se e ardhmja e PD-së do të ishte ndryshe me Olldashin gjallë, se ky pushtet nuk do ishte kaq arrogant pasi opozita do të ishte më agresive.
Nuk mund të mohohet se Olldashi ishte inteligjent, karizmatik dhe organizator i aftë. Ishte gjithashtu një produkt natyral i PD-së dhe me njohje që vinin si rezultat i jetesës në këtë organizatë. Por mbetem i mendimit se Sokol Olldashi si model politikani ishte modeli i Berishës. Dhe si i tillë nuk mund të tejkalojë origjinalin. Vazhdoj të mendoj se me Bashën, PD bëri zgjedhjen më të mirë. Nëse modeli Basha e sjell në pushtet këtë forcë pas 4, 8, apo 12 vjetësh, kjo është çështje tjetër. Nëse ajo që do të ofrojë Basha është ajo që i duhet vendit, edhe kjo mbetet të shikohet.
Për hir të kronologjisë më duhet të them se të njëjtën gjë kam shprehur në një intervistë në MAPO edhe në ditët kur në PD bëheshin zgjedhjet mes Bashës dhe Olldashit. Dhe më vjen mirë që jam koherent”,- shkruan Hila në statusin e tij.

Komento
Shperndaje