Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dritan Hajro-Niko Peleshit: Po broçkullit për mua. Trego si e more shkollën e lartë

Dritan Hajro-Niko Peleshit: Po broçkullit për mua. Trego si e more shkollën e lartë
November 16
13:43 2016

Në një postim në Facebook nga faqja zyrtare e kandidatit të djathtë për Bashkinë e Kolonjës, Dritan Hajro, janë lëshuar akuza të forta ndaj zv.kryeministrit Niko Peleshi, të cituara si fjalë të disa të rinjve nga  Leskoviku, Mollasi, Helmësi dhe Barmashi.

Në këtë postim shkruhet se Niko Peleshi është kthyer në okupator të Kolonjës. Gjithashtu, i bëhet thirrje atij të tregojë se si e ka mbaruar shkollën e lartë.

Ja postimi i plotë i kandidatit të djathtë Dritan Hajro, që është propozuar në këto zgjedhje nga Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës:

“Pe-LESHI po tjerr emrin e kandidatit tonë Dritan Hajro nëpër takime të dëshpëruara në Leskovik.

E para, i bëjmë të ditur Pe-LESHIT se në Leskovik, nga ku broçkullit për Dritan Hajron, do e marrë përgjigjen mirë, si dhe në gjithë Kolonjën.
E dyta, kemi një pyetje për Pe-LESHIN: Kur e fillove universitetin dhe kur e mbarove, shoku zv.kryeministër?
Shikojmë faqen e kryeministrisë dhe mësojmë se në vitin 1989 ka mbaruar shkollën e mesme, por nuk tregohet se kur e ka mbaruar shkollën e lartë, në cilin vit.
Meqë e dimë se Pe-LESHI nuk do të na përgjigjet, po jua shuajmë kuriozitetin.
Shkollën e lartë Pe-LESHI e ka “mbaruar” në vitin 2004, kur ishte 34 vjeç, 15 vjet pas mbarimit të maturës. Pse? Si e mbaroi? Ai e di, por e dimë edhe ne të gjithë. Profesor Damo në Korçë dhe shumë të tjerë mund t’ua thonë, nëse i pyesni.
Me iso, me iso do të të përcjellim Pe-LESH nga Kolonja! PS është në panik, ka filluar të humbasë kontrollin.
Kolonjarë, duhet të dëbojmë okupatorin, Kolonja e kolonjarëve.
Mbështesim të gjithë Dritan Hajron.
Koha për zgjidhje.
(Një grup të rinjsh nga Leskoviku, Mollasi, Helmësi dhe Barmashi)”.  /Blitz.al/

Fotoja më poshtë shoqëron postimin në Facebook të kandidatit.

peleshi

dritan-hajro

Komento
Shperndaje