Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drini Zeqo tregon se pse nuk do të punonte më me Amin dhe largimin nga Top Channel

Drini Zeqo tregon se pse nuk do të punonte më me Amin dhe largimin nga Top Channel
April 26
11:37 2017

Gazetari dhe moderatori i njohur i ekranit, Drini Zeqo, ka rrëfyer disa detaje nga e shkuara e tij, se si e nisi profesionin, puna dhe ikja nga Top Channel, si dhe marrëdhënia profesionale në drejtimin e një programi televiziv me Amarda Toskën.

Në një intervistë për Kelvi Kadillin në INTV, Drini tregon se pse nuk do të punonte më me Amin, për shkak të raportit që kishte tek emisioni “Dancing With the Stars”:

“Ishte koha kur kalova në zhanrin e spektakleve që nuk e njihja dhe ishte një periudhë stresuese, edhe pse kisha prezantuar “Maratonën” popullore për 2 vjet.  Vajtja në qendër të vëmendjes te “Dancing With the Stars” bëri që të isha në syrin e ciklonit, sepse spektakli ishte shumë i ndjekur. Krijova ato problemet e para me prezantimin, marrëdhënia me Amin nuk shkoi aty ku duhej të shkonte, patëm një lloj përplasjeje. E vërteta është se të dy ishim më shumë të ndërtuar se duhet për të qenë të dy bashkë.  Ajo donte më shumë hapësira që i takonin, sepse kishte prezantuar dhe më parë, kurse unë doja hapësirat e mia, sepse kisha besim te vetja. Patëm një ngërç me Amin që u kalua disi”.

Pasi Kelvi e ngacmon nëse do të punonte sërish me Amin, Drini thotë: “Jo, sepse e provuam dhe nuk do të ecte, kam përshtypjen”.

Më tej ai thotë arsyen pse u largua nga Top Channel pasi kishte nisur “Top Select”-in në atë kohë.

“Gjëja e parë e madhe që mora përsipër ishte “Top Select” në Top Channel. Kur e mendoj sa qesharake ka qenë situata për shkak të rrogës që kisha te “Top Select”-i, 250-300 mijë lekë paguhesha në atë kohë. Më pas kalova te lajmet sepse iku Kel Demi dhe ata kërkonin një figurë mashkullore që e gjetën tek unë por rroga ime vazhdoi të mbetej e vogël. Kur punoja për Top Channel në atë kohë po edhe sot e kanë këtë idenë që janë “Top” dhe mirë bëjnë në fakt, sepse çdo televizion mburret me atë që përfaqëson dhe, sipas tyre, duhej të ishte një lloj nderi që unë të punoja në atë televizion me atë rrogë, kurse unë mendoja se ishte rrogë shumë e vogël për mua dhe kërkesa që bëra për rritje rroge nuk po merrte zgjidhje. Ndërkohë që mua më kishin ardhur disa oferta në atë kohë sa trefishi i rrogës që kisha, kështuqë vendosa të largohesha.

Bëhej fjalë për një televizion të ndjekur në atë kohë, Alsat, që kishte një grup gazetarësh shumë të mirë. Aty punova për 3 vjet, më pas erdha në Klan”,- tregon Zeqo.

Drini ka dy fjalë edhe për femrat shqiptare, si dhe mundësinë nëse një ditë do të largohet nga Shqipëria.

“Ne sot në Tiranë shohim që femrat gjuajnë meshkujt dhe jo meshkuj që gjuajnë femrat. Ato duan një lloj statusi, një lloj garancie, të sigurojnë disa pushime e jetë më të mirë”,- thotë ai, duke shtuar më tej se e ka menduar ikjen nga Shqipëria disa herë, por jo hapa konkretë. “Do zgjaste si proces dhe do ishte e vështirë gjithsesi”,- reflekton Drini. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje