Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drejtuesit e rinj të universiteteve zgjidhen më 20 prill

Drejtuesit e rinj të universiteteve zgjidhen më 20 prill
March 16
12:38 2016

Këtë vit do të mbahen zgjedhjet për drejtuesit e rinj të universiteteve publike në vend.  Ministrja Lindita Nikolla, së bashku me përfaqësues të lartë të institucioneve arsimore, dekanë dhe rektorë, kanë vendosur datën 20 prill për përfundimin e procesit të rifreskimit të stafeve drejtuese.

Nikolla ka rrëfyer se me këto zgjedhje ajo personalisht, por edhe qeveria që përfaqëson, dëshirojnë të hapin një kapitull të ri në arsim, duke mos lejuar që emrat që do të zgjidhen në këto role drejtuese të jenë të lidhur politikisht me ndonjë parti apo të kenë afërsi me qeverinë.

Ajo gjithashtu i ka mëshuar faktit se liria akademike është tashmë një standard që duhet arritur edhe në Shqipëri. Me këto zgjedhje, ku studentë dhe profesorë votojnë për drejtuesit e tyre, të paprekur nga asnjë influencë tjetër apo diktim i votës, mund të ulen pakënaqësitë  dhe të arrihet cilësia maksimale në institucionet e rëndësishme të arsimit të lartë.

Shperndaje