Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njoftim për protestën e Aleancës Kundër Importit të Plehrave

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njoftim për protestën e Aleancës Kundër Importit të Plehrave
October 01
09:58 2016

Nga Anduena Llabani

 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton se:

Sot, më datë 1 tetor 2016,  ora 11.00 – 14.00, Aleanca Kundër Importit të Plehrave do të zhvillojë një protestë në formë marshimi duke filluar nga Parku Rinia, krahu i Monumentit të Pavarësisë, për të mbërritur përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë garanton ruajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë zhvillimit të marshim-protestës.

Për mbarëvajtjen e marshimit-protestë është hartuar; Plani i Masave me detyra, duke marrë të gjitha masat për të garantuar zhvillimin normal.

Në total janë angazhuar 494 punonjës policie. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje