Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drejtoria e Policisë Shkodër, homazhe në nderim të policit të vrarë

Drejtoria e Policisë Shkodër, homazhe në nderim të policit të vrarë
September 03
17:49 2016

Pasditen e sotme, në Drejtorinë e Policisë Shkodër janë zhvilluar homazhe në nderim të policit të vrarë, Adrian Kodra. Në homazhe janë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Polici i FNSH-së u vra gjatë një operacioni në Torovicë ditën e djeshme për kapjen e një personi me probleme mendore.

Ardian Kodra ishte pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për 20 vite dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë shkëmbimit të zjarrit me agresorin David Qosja.

Efektivi 50-vjeçar u shpall ditën e sotme “Dëshmor i Atdheut” dhe familjarëve të tij do t’u akordohet “Dekorata e artë e shqiponjës”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje