Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drejtoria e Policisë Rrugore, plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës

Drejtoria e Policisë Rrugore, plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës
October 29
14:17 2016

Masa për parandalimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Masa edhe ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Masa këshilluese, por edhe ndëshkuese edhe për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit e të tjera masa plotësuese.

Në përmbushje të këtyre detyrave, gjatë 12 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 11 drejtues mjetesh, nga këta:

9 drejtues mjetesh në gjendje të dehur;

2 drejtues mjeti pa leje drejtimi.

Po në këtë kuadër janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat:

23 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit;

13 për shpejtësi tej normave të lejuara;

8 për semafor e shkelje të tjera.

Janë vendosur 209 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

111 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 63 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

53 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe janë këshilluar rreth 106 drejtues të tjerë.

Si dhe 259 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore./Blitz.al/

Komento
Shperndaje