Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drejtori i TKOB, Ministria e Kulturës shtyn afatin për pranimin e kandidaturave

Drejtori i TKOB, Ministria e Kulturës shtyn afatin për pranimin e kandidaturave
August 21
12:28 2016

Ministria e Kulturës ka njoftuar ditën e sotme se është shtyrë afati për pranimin e kandidaturave për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Mësohet se aplikimet do të pranohen deri në datën 22 gusht.

Kjo garë zhvillohet pas dorëheqjes së ish-drejtorit të TKOB, Ilir Kerni, nga ky post. Ai mbajti postin e drejtorit të Teatrit të Operës dhe Baletit që prej vitit 2013, pas lirimit nga detyra të Zhani Cikos.

Tre kandidatët e regjistruar deri tani janë: Josif Gjipali, Agim Hushi dhe Petrit Hajro (Kleanthi Gjika). /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje