Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drejtori i RTSH-së gjobit gazetaren për thyerje disipline, por dyshohet se arsyeja e vërtetë është Olsi Rama

January 13
13:30 2018

Ditën e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka përpiluar një gjobë ndaj gazetares Anduena Llabani me motivacionin e thyrjes së disiplinës pasi ka marrë pjesë në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në Ora News, pa marrë leje paraprakisht.

Por sipas, “Lapsi.al”, kjo nuk është arsyeja e vërtetë pasi ajo çka ka bërë që gazetarja ta marrë këtë gjobë është përmendja e vëllait të Kryeministrit Rama, Olsi Rama si pjesëtar në aferën e trafikut të drogës.

Megjithatë ende nuk ka një prononcim nga vetë gazetarja e mirënjohur lidhur me këtë çështje, ndaj mbetet ende për t’u parë nëse do të zbardhet e vërteta. /Blitz.al/

Shperndaje