Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe drejtori i Policisë Greke Konstantinos Tsouvalas vlerësojnë bashkëpunimin mes tyre

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe drejtori i Policisë Greke Konstantinos Tsouvalas vlerësojnë bashkëpunimin mes tyre
November 05
11:11 2016

Nga Anduena Llabani

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, priti në një takim drejtorin e Policisë Greke Konstantinos Tsouvalas. Çako dhe Tsouvalas i kanë vlerësuar si mjaft të mira marrëdhëniet mes dy policive.

Çako dhe Tsouvalas: Shkëmbimi në kohë i informacioneve për personat që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narko-trafikut apo ato ndërkufitare, si dhe operacionet e përbashkëta kanë rritur në mënyrë të kënaqshme besimin mes palëve, ku janë arritur rezultate pozitive në këtë drejtim.

Z. Tsouvalas: • Qëllimi i takimeve tona është që të inkurajojmë vartësit tanë që të kenë takime mes tyre për çështje të veçanta të interesit reciprok. Të krijojmë pika të përbashkëta kontakti sepse ne besojmë se kur njerëzit njihen mes tyre e kanë më të lehtë zgjidhjen e çështjeve që u përkasin Marrëdhëniet mes drejtorive që luftojnë trafikun e narkotikëve, si dhe marrëdhëniet mes policive kufitare, i vlerësoj si mjaft të mira.

Z.Çako: Ky takim vjen në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit rajonal e më gjerë, bashkëpunim i bazuar në frymën e seriozitetit dhe sinqeritetit reciprok mes partnerëve.

  • Ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim edhe në fushën e luftës kundër terrorizmit.
  • Gjuhën s’kemi të njëjtë, kundërshtarin e kemi të përbashkët, ai është krimi i organizuar dhe të gjitha organizatat kriminale që cënojnë sigurinë dhe jetën e qytetarëve.
  • Lufta kundër terrorizmit është një ndër prioritetet kryesore të punës tonë.
  • Ne do të konsolidojmë protokollet tona për të penguar dhe për të ndaluar depërtimin e personave me tendenca kriminale dhe radikale për të lëvizur drejt Europës ose dhe për t’u bërë rezidentë në vendin tonë.
  • Jemi të gatshëm për të forcuar akoma më shumë bashkëpunimin në luftë kundër krimit të organizuar të çdo lloj forme.

Më pas, drejtori i Policisë Greke ka vizituar ambientet e Akademisë së Sigurisë, ku ka shprehur dëshirën për bashkëpunim mes dy akademive për shkëmbim eksperiencash dhe për trajnime të përbashkëta./Blitz.al/

s2 s3 s4 s5 s6

Komento
Shperndaje