Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drejtoresha e maternitetit: Urgjenca nuk ka qenë e mbyllur!

Drejtoresha e maternitetit: Urgjenca nuk ka qenë e mbyllur!
September 16
11:19 2016

Pas vdekjes së 35-vjeçares A.Ç. dhe foshnjës së saj në maternitetin “Koço Gliozheni”, drejtoresha e këtij institucioni Rubena Moisiu ka dhënë disa sqarime të shkurtra për “News 24”.

Ajo ka thënë se urgjenca nuk ka qenë e mbyllur ashtu siç pretendojnë familjarët dhe ka shtuar se policia ka marrë në dorë çështjen për ta hetuar siç duhet.

Intervista e plotë për “News 24” vijon si më poshtë:

Zonja Moisiu, çfarë ka ndodhur teksa është shfaqur 35-vjeçarja te spitali juaj? Cili mjek roje e ka pritur?
-Nuk mund të jap akoma përgjigje, sepse çështja po merret në dorëzim nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Rezultati do të dalë pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Pse urgjenca ka qenë e mbyllur?
-Jemi duke analizuar rastin dhe po verifikojmë nëse ka qenë e mbyllur dhe pse ka qenë e mbyllur. Nuk mund të nisemi nga një fjalë. Këtu funksionon 24 orë spitali.

Ka qenë rastësi dita e djeshme për urgjencën apo… Urgjenca ka qenë e mbyllur, pse?
-Absolutisht jo. Megjithatë këto gjëra do dalin më vonë. Ju lutem se jam e zënë me oficerët e policisë.

Pse u transportua 35-vjeçarja me komplikacione?
-A ka mundësi të mbaroj problemin me këta dhe pastaj analizojmë bashkë?

/Blitz.al/

Shperndaje