Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drejtonte makinën në gjendje të dehur, ja çfarë vendosi Gjykata për Alban Hoxhën

Drejtonte makinën në gjendje të dehur, ja çfarë vendosi Gjykata për Alban Hoxhën
November 27
11:37 2018

Portieri i Partizanit Alban Hoxha u ndalua dy ditë më parë nga policia pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Gjykata e Tiranës e ka lënë të lirë Hoxhën dhe ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Atij i duhet  të paraqitet në prokurori dy herë në muaj.

Sipas Ballkanweb portieri i Partizanit dhe ish-portieri i Kombëtares është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur makinën e tij në rrugën “George W Bush”.

Në testin e alkoolit Alban Hoxha ka rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër. Ndalimi i Alban Hoxhës vjen në një moment të vështirë për Partizanin, pasi të premten luan në derbi kundër Tiranës.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje