Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Dreaming of Life”, dokumentari rreth refugjatëve në Idomeni

April 05
10:18 2016

Gjendja e refugjatëve është folur gjatë në media në të gjithë botën. Fotografi Morteza Jafari ka fotografuar nga afër gjendjen e refugjatëve sirianë gjatë qëndrimit në Idomeni dhe Mytilini në kuadër të një dokumentari të titulluar  “Ëndrra e jetës”. Nga udhëtimet e tij në këto dy vende ai ka fokusuar me aparatin fotografik kryesisht fëmijët. Ai ka dhënë 40 filma të shkurtër si burim informacioni për mediat televizive në Iran në kuadër të informimit rreth gjendjes së refugjatëve. Në Greqi, fotografin e njohin nga filmat “West Dream” në 2014-n, “Dreaming of Democracy”  dhe dokumentarin “Dreaming of Life”. Pjesë të dokumentarit janë edhe foto të cilat mund t’i shihni në galerinë bashkangjitur.

Etiketimet
Shperndaje