Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drama e shkodranes, e shiti nëna për 6 mijë € te një kosovar

Drama e shkodranes, e shiti nëna për 6 mijë € te një kosovar
March 20
13:18 2017

Një dramë e vërtetë mund të cilësohet jeta dhe fati i një vajze nga Shkodra, e cila thotë se është shitur nga nëna e saj për një shumë minimale parash.

Bashkime Sulejmani, 40 vjeç, ka treguar se si u shit nga familja te një shqiptar nga Kosova, 40 vjet më i madh në moshë, për 6 mijë euro.

Bashkimja, që jetonte në një fshat të thellë të Shkodrës, e ka mësuar një gjë të tillë 4 vite më vonë, ndërsa sot ka vendosur ta ndajë dhimbjen dhe poshtërimin që i është bërë nga familja në emisionin “Me zemër të hapur”.

“Kur shkova në maternitet për të lindur djalin mora vesh që Ahmeti i kishte edhe tri gra të tjera dhe dy fëmijë. Nga ta dija, ai më kishte mbajtur vetëm brenda sapo shkova në Prishtinë”,- rrëfen ajo mes lotësh historinë e dhimbshme.

“Ai donte të më merrte vetëm djalin dhe ta regjistronte në emër të gruas tjetër. E kuptova çfarë qëllimi kishte, nuk pranova. Pas dy muajsh më kërkoi të dilja nga banesa dhe më rrahu se donte që të flija me atë”,- rrëfen ajo ndër të tjera.

E ndjerë e poshtëruar dhe e fyer, Bashkimja vendos të ikë nga bashkëshorti, por kur shkon pranë familjes merr vesh të vërtetën e dhimbshme, nëna i tregon se e kishte shitur.

“Unë jam kthy, s’kam kenë lopë me më shit. Do të vrasin më thanë në shtëpi se ne kemi marrë lekë”,- tregoi Bashkimja.

Sot ajo jeton vetëm me Albin, djalin 8-vjeçar, pasi i ka shpëtuar dhunës së vazhdueshme të Ahmetit dhe ndihmohet nga kisha protestante. Ajo kërkon ndihmë, pasi personi me të cilin ka bashkëjetuar kërkon t’i marrë djalin, dritën e syve të saj, lumturinë e vetme që ka pasur në jetë.

Shperndaje