Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drafti i reformës në drejtësi s’përfshihet në kalendarin 3 javor të Kuvendit

Drafti i reformës në drejtësi s’përfshihet në kalendarin 3 javor të Kuvendit
June 09
11:42 2016

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar ditën e sotme kalendarin 3-javor pa përfshirjen e draftit të reformës në drejtësi, pavarësisht apelit të ndërkombëtarëve për përmbylljen e reformës brenda qershorit.

As takimi prej tre orë bisedimesh mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha dhe as deklarata për shtyp e Ambasadës Amerikane, e cila shprehu zhgënjimin e saj për mosarritjen e një konsensusi për reformën në takimin e 6 qershorit, nuk shërbyen për përshpejtimin e procesit që ka pak gjasa të përfundojë gjatë Qershorit.

Komento