Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dosja “Beketi”, dënohet inxhinieri me 18 muaj heqje lirie

Dosja “Beketi”, dënohet inxhinieri me 18 muaj heqje lirie
April 16
11:44 2016

Me vendim gjykate rezulton se punonjësi i AKBN-së, së bashku me kolegët, ka paraqitur raporte të falsifikuara për punët e kryera në kompanitë e Beketit për ndërtimin e HEC-it në Kalivaç. Inxhinierët dhe topografët nuk kanë kryer matje reale në terren duke i konsideruar të dhënat si fiktive. Një punonjës i i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore është i dënuari i parë i dosjes “Beketi”, të akuzuar për mashtrim, falsifikim dhe shpërdorim detyre. Inxhinieri Sokol Koçi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 18 muaj arrest me kusht, por ai ka kërkuar gjykim me procedurë të shkurtuar, duke përfituar uljen e një të tretës së dënimit pas shpalljes fajtor nga gjykata.

Akuza thotë se rezulton e provuar se grupi i topografëve nuk ka kryer fare matje dhe nuk ka verifikuar se çfarë pune është kryer faktikisht, duke pasqyruar në relacionin teknik të dhënën e pavërtetë se matjet janë kryer, kur ndërkohë matje nuk ka pasur.

Shperndaje