Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doshi në gjykatë: Mark Frroku i pafajshëm për hotelin, s’ka vepër penale

Doshi në gjykatë: Mark Frroku i pafajshëm për hotelin, s’ka vepër penale
October 26
16:52 2016

Nga Anduena Llabani

Mark Frroku nuk është fajtor për ndërtim të paligjshëm dhe ndaj tij s’mund të ngrihet një akuzë e tillë penale. I prerë dhe subjektiv në dëshminë e tij, deputeti Tom Doshi u ka dhënë përgjigje dilemave të prokurorisë për akuzat e ngritura ndaj ish-deputetit Mark Frroku, siç është ajo e ndërtimit të paligjshëm të një hoteli.

Dikur miq të afërt edhe në biznes, Frroku dhe Doshi janë përballur me dëshminë në sallën e gjykatës. Doshi deklaroi në sallë se i ka shitur Mark Frrokut një hotel në rrugën e Durrësit dhe nëse përfundimi i punimeve do të konsiderohej si vepër penale, të gjithë ndërtuesit do të përfundonin në qeli. Doshi ka shkëmbyer replika me prokurorin e çështjes. Edhe pse në statusin e dëshmitarit, ai e cilësoi Doshin si “deputet i pandehur”.

Për herë të parë pas akuzave të ngritura ndaj tij, ai ka folur për kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme elektorale, duke u dhënë përgjigje hamendësimeve nëse ai do të vijojë të mbetet deputet i kuvendit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje