Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dorëzohet ministria? Gati shpërblimi për mësuesit. Shifrat…

Dorëzohet ministria? Gati shpërblimi për mësuesit. Shifrat…
December 21
09:17 2016

Ministria e Arsimit dhe sindikatat e arsimit kanë rënë dakord parimisht për dhënien e shpërblimit të fundvitit për arsimtarët e Republikës së Shqipërisë.

Në vijim të takimit të djeshëm kjo pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e qeverisë.

“Palët ranë dakord për dhënien e shpërblimit dhe drejtoresha do t’i dërgojë një memo ministrit të Financave për ta diskutuar nesër në mbledhjen e qeverisë. Jemi në pritje të vendimit”,- njofton Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë.

Janë rreth 35 mijë arsimtarë që, nëse do të vendoset, do të marrin shpërblimin prej 10 mijë lekësh të reja. Kostoja ndaj buxhetit të shtetit e këtij shpërblimi kap shifrën e 350 milionë lekëve të reja.

Ndërkohë që presidenti i SPASH, Nevruz Kaptelli, bëri me dije se në takim u diskutua edhe pagesa për orët mbi normë të mësuesve si dhe përgatitja e propozimit për pagesën e transportit të mësuesve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje