Blitz

 Breaking News

Dorëhiqet kryetarja e “hekurt” e komunës së Gjakovës, Kusari-Lila jep arsyet e këtij vendimi

Dorëhiqet kryetarja e “hekurt” e komunës së Gjakovës, Kusari-Lila jep arsyet e këtij vendimi
July 07
08:44 2017

Është dalluar si një nga gratë e hekurta të politikës shqiptare dhe e ka vërtetuar më së miri këtë që prej hyrjes në politikë.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari, së fundmi ka bërë të ditur se që nga momenti i seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, ajo zyrtarisht do të tërhiqet nga detyra e kryetares së komunës për këtë mandat qeverisës.

Kjo për faktin se do të zgjidhet deputete e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës.

“Për mua, si kryetare e juaja dhe kryetare e partisë më të re në Kosovë, Alternativës, ky rezultat më detyron të shoh përtej kornizës së udhëheqjes së komunës. Më detyron të marr obligimin tim në tre muajt e fundit të qeverisjes komunale, si deputete e Kuvendit të Kosovës dhe të sigurohem se ndryshimi për të cilin votoi një shumicë e madhe e kosovarëve do të reflektojë në krijimin e një qeverie ndryshe, të re dhe të kthyer kah e ardhmja, jo ka e kaluara”, – shkruan Kusari ndër të tjera.

Kusari ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë deri në konstituimin e parlamentit.

“Për gjithë këtë kohë të kaluar bashkë, ju falënderoj nga zemra dhe ju informoj se do të jemi bashkë zyrtarisht deri në thirrjen e seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, prej së cilës datë edhe zyrtarisht tërhiqem nga detyra e kryetares së komunës për këtë mandat qeverisës.”,- bën me dije Kusari. /Blitz.al/

Share