Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dorëhiqet drejtori i TKOB-it, zbulohet arsyeja

Dorëhiqet drejtori i TKOB-it, zbulohet arsyeja
July 30
15:50 2016

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni, ka dhënë dorëheqjen.

Thuhet se Kerni është detyruar  të japë dorëheqjen, megjithatë detajet nuk bëhen ende të ditura. Aktualisht ai ishte duke punuar për kalendarin e sezonit tjetër artistik. Kerni thuhet se kishte përplasje të vazhdueshme me Ministrinë e Kulturës. Kujtojmë se Ilir Kerni është emërua drejtor i TKOB-it në vitin 2013. Nëpërmjet një statusi në Facebook pak ditë më parë, ai ka shfaqur pakënaqësitë duke pohuar se TKOB-i në Shqipëri ka buxhet shumë të ulët.

“Gjërat e bujshme kurrë s’i kam dashur, lutem pak vëmendje për të njohur faktet.

Vetëm 28 muaj punë për të transformuar gjithçka, me punë, punë dhe vetëm punë.

Me buxhetin më të ulët historik… shpenzimi mesatar për një shfaqje nuk kalon të 600 eurot, pra mund të hyjmë në rekordet “Guines”.

Kemi kthyer mbi 200 milionë lekë në buxhetin të shtetit, nga biletat, për rrjedhim shpenzimi mesatar del edhe më i ulët.

Vetëm Kosova, pa përmendur vendet e rajonit, ka 9 herë më shumë buxhet për programin artistik.

Kjo është koha e pasionit, përkushtimit, shpresës dhe idealit të pastër për Operën e vetme në trojet shqiptare.

Falënderim me përulësi për artistët e mrekullueshëm, stafin e produksionit dhe administratën perfekte.

Falënderim me përulësi për artistët famozë shqiptarë në botë, kontributi i të cilëve ishte gratis në ndihmë të shtëpisë sonë të përbashkët.

Dhe sa e sa gjera të tjera janë bërë… 28 muaj punë gjigante.

TKOB Albania e pakrahasueshme me asgjë tjetër në këtë vend.

P.S. Fundi i pjesës parë!’’- është shprehur Kerni nëpërmjet një statusi në Facebook pak ditë më parë.

/Blitz.al/

Shperndaje