Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dorëheqja nga posti, publikohet videoskandali me Genc Alizotin

Dorëheqja nga posti, publikohet videoskandali me Genc Alizotin
October 11
18:29 2016

Pak ditë më parë, drejtori i Hekurudhave, Genc Alizoti, dha dorëheqjen nga posti që mbante që pas ardhjes në pushtet të koalicionit qeveritar. Në deklaratën e tij, ai shprehej se shkak ishin bërë disa arsye familjare.

Por së fundmi “Report Tv” zbulon se bëhet fjalë për një videoskandal ku ai ishte përfshirë, ku Genc Alizoti shfaqet duke kryer veprime të turpshme.

Videoja është regjistruar në zyrën shtetërore të Drejtorisë së Hekurudhave. Videoja nuk është e plotë, pasi sipas “Report Tv” përmban pamje jo etike.

Pamjet janë regjistruar nga femra me të cilën ai ka qenë duke chat-uar. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje