Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dorëheqja ime? Një opsion për Reformën. Rama ka besimin tim të plotë!

Dorëheqja ime? Një opsion për Reformën. Rama ka besimin tim të plotë!
July 18
23:08 2016

Vazhdon të hedhë dritë kryetari i LSI-së, Ilir Meta mbi bisedimet për Reformën në Drejtësi dhe për vazhdimësinë e bashkëpunimit qeverisës me Partinë Socialiste.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit rreth diskutimit të një qeverie të mundshme ekspertësh dhe dhënies së dorëheqjes nga ana e tij, Meta përgjgijet:

“Cështja e qeverisë teknike, ose qeverisë së ekspertëve u keqkuptua. Nuk thashë që do të jap dorëheqjen, por që ky është një opsion në të mirë të Reformës.”

Më tej, përsa i përket përpjekjeve për të arritur në një marrëveshje të plotë për drejtësinë, Meta falenderon kryetarin e opozitës Lulzim Basha për përpjekjet që po bën, ndërsa kur iu referua Kryeministrit Rama u shpreh:

“94 vota për të miratuar Reformën në Drejtësi nuk janë zgjidhja që na duhet. Duhet me patjetër konsensusi.”

Në lidhje me bashkëjetesën e LSI-së me PS-ënë në qeverisjen e vendit, Meta shprehet i bindur se kjo gjë funksionon, duke rrëfyer se Kryeministri Rama ka besimin e tij të plotë në vazhdimin e punës së tij.

 

Komento