Dorëheqja e Kreshnik Spahiut, një grua merr në dorë fatet e Aleancës Kuq e Zi

June 01
11:41
2017
Pak ditë më parë, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, dha dorëheqjen e parevokueshme si kryetar i kësaj partie, si dhe lajmëroi se tërhiqet përfundimisht nga politika aktive.
Me largimin e tij kjo parti ka zhvilluar një mbledhje urgjente për të organizuar strukturat e këshillit drejtues, si dhe për të vendosur kryetarin e ri.
Në mbështetje të statutit të AKZ dhe legjislacionit shqiptar, sekretari i Përgjithshëm i propozoi këshillit zonjën Lumturi Ratkoceri që të drejtojë e autorizuar Aleancën Kuqezi deri në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ku do të votohet edhe kryetari i ri.
Kandidatura e zonjës Lumturi Ratkoceri u miratua me shumicë votash nga këshilli drejtues.
Ekipi i ri i Aleancës Kuqezi përbëhet nga:
- Kryetare e Komanduar – Lumturi Ratkoceri
- kryetar – Shkëlzen Neza
- kryetar – Edmir Dymleku
- kryetar – Arben Zhuka
- kryetar – Adriatik Leka
- Sekretar i Përgjithshëm – Redi Ramaj
- Sekretar organizativ – Zaçe Islami
- kryetar i Tiranës – Lorenc Kryekurti
- kryetar i Tiranës – Nderim Billa
- kryetar i Tiranës – Zef Preshqefa
- Bashkëkryetar i Rinisë Kuqezi – Enea Hoxha
- Bashkëkryetar i Rinisë Kuqezi – Ardit Sina
- Bashkëkryetar i Rinisë Kuqezi – Eraldo Sefa
- Kryetar e Rinisë për Tiranën – Fiorentina Spahiu
- Kryetare e Grave Kuqezi – Lumturi Kala
- Kryetare e Grave për Tiranën – Arzi Hysa
- Shefe e Burimeve Njerëzore – Zoica Pacuka
Komento