Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dorëheqja e Kernit, artistët e TKOBAP peticion kryeministrit

Dorëheqja e Kernit, artistët e TKOBAP peticion kryeministrit
August 01
13:57 2016

Artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit kanë reaguar pas dorëheqjes së drejtorit të TKOBAP, Ilir Kerni. Mësohet se pas lajmit se ai ka paraqitur dorëheqjen, ata kanë firmosur një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama për të mos pranuar dorëheqjen e drejtorit të tyre. Deri më tani, peticioni është firmosur nga 80% e tyre.

Ata argumentojnë se drejtori Ilir Kerni “ka arritur të mbajë larg prej TKOBAP deri tani pandershmërinë, mediokritetin, nepotizmin dhe klientelizmat”.

“Janë gati 80% e artistëve që e kanë firmosur këtë peticion, duke pasur parasysh që një pjesë e mirë e tyre nuk ka mundur vetëm për arsye të mos ndodhjes fizike në Tiranë, por në mungese kanë kërkuar të jenë pjesë e këtij peticioni me anë të telefonatave dhe mesazheve të shumta”, thuhet në njoftim, përcjell Blitz.al.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i Ministrisë së Kulturës, e cila vlerëson kontributin e drejtorit të dorëhequr. “Drejtori i përgjithshëm i TKOBAP, Z. Ilir Kerni, paraqiti të premten kërkesën për dorëheqje nga detyra. Ministria e Kulturës konsideron se dorëheqja është një akt individual vullnetar dhe si i tillë nuk komentohet. Historia e një Teatri ndërtohet nga brezat e artistëve që performojnë në të dhe nga gjurmët që lënë drejtuesit e tyre, në ‘murin’ e Teatrit, përfshi edhe kontributin e rëndësishëm tre-vjeçar të Z. Ilir Kerni., thuhet në deklaratën e Ministrisë së Kulturës, e cila bën me dije se”në mbyllje të sezonit të dytë artistik të vitit 2016 do të fillojë puna për rikonstruksionin e teatrit dhe trupat do të vijojnë të PLOTA dhe krejt njësoj jetën koncertale për një kalendar të ri artistik në skenat e tjera të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje