Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump: Të paligjshmit në SHBA janë trajtuar më mirë se veteranët

Donald Trump: Të paligjshmit në SHBA janë trajtuar më mirë se veteranët
May 30
10:04 2016

Gjatë një mitingu të zhvilluar ditën e diel, kandidati republikan për president, Donald Trump, deklaroi se njerëzit që kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë trajtuar më mirë se sa vetë veteranët, por kjo nuk do të ndodhë më. “Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë më gjatë”, u shpreh Trump.

Kjo deklaratë e tij ndryshon nga ato të një viti më parë, kur me komentet e tij, ai shkaktoi zemërimin e veteranëve. Vitin e kaluar, Trump u shpreh se i pëlqejnë njerëzit që “nuk ishin kapur” nëpër luftëra. Për Senatorin John McCain, i cili ishte kapur dhe mbajtur peng më shumë se pesë vjet gjatë Luftës së Vietnamit, Donald Trump tha se “McCain ishte një hero lufte pikërisht sepse u kap”. Ai ka refuzuar t’i kërkojë falje McCain, megjithatë është përpjekur për të riparuar dëmin.

Kandidati republikan shpeshherë nderon veteranët nëpër mitingjet e tij dhe ka bërë të ditur planin për rikonstruktimin e Departamentit të Çështjeve të Veteranëve. Ai është zotuar edhe për mbledhje fondesh në ndihmë të tyre, ndërkohë që të martën gjatë një konference për shtyp, pritet të bëjë të ditur emrin e shoqatës bamirëse, të cilës do i akordohet fondi monetar.

Etiketimet
Shperndaje