Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump “Qytetar Nderi” i Kamzës, lajmi tërheq vëmendjen e mediave botërore

Donald Trump “Qytetar Nderi” i Kamzës, lajmi tërheq vëmendjen e mediave botërore
November 24
11:29 2016

Lajmi se Bashkia e Kamzës ka shpallur Donald Trump  “Qytetar Nderi” duket se ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja gjithashtu.

“Daily Mail” i ka kushtuar një rëndësi të veçantë dekorimit të presidentit të ri amerikan, duke e quajtur Trump-in një udhëheqës të kohëve moderne.

“Bashkia e Kamzës votoi unanimisht për Trump, si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator i politikës së jashtme, një komunikator popullor mendjemprehtë dhe një udhëheqës i kohëve moderne”, – shkruan “Daily Mail”.

“Kamza, në periferi të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, drejtohet nga opozita e qendrës së djathtë, me kryetar Xhelal Mziun, i cili në faqen e tij në Facebook ka postuar një foto të vetes duke qëndruar pranë Trump, të dy me shenjën e fitores”.

Edhe pse akoma nuk është zyrtarizuar si president i SHBA-së, Trump i është bashkangjitur listës së personazheve që janë shpallur “Qytetar Nderi”, si Sali Berisha, Ramush Haradinaj, Aleksandër Peçi e shumë të tjerë. /Blitz.al.

daily t1

 

Komento
Shperndaje