Donald Trump, takim me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë

November 10
18:50
2016
Donald Trump do të bëhet zyrtarisht president i SHBA-ve më 20 janar dhe deri atëherë Barack Obama do të vazhdojë të jetë presidenti i SHBA-ve.
Një ditë pas shpalljes fitues të Donald Trump, Obama i ka kërkuar një takim 30 minutash në Shtëpinë e Bardhë.
Ata do të bisedojnë për tranzicionin e pushtetit dhe do të jetë një takim mjaft formal. Më pas do të ketë edhe një takim të zv. presidentit aktual Joe Biden dhe atij që do të vijë, Mike Pence.
Sigurisht në këtë takim do të njihen edhe më nga afër dy Zonjat e Para, Michelle dhe Melania. /Blitz.al/