Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump lavde Saddam Hussein-it: Ishte i mirë për të vrarë terroristë

Donald Trump lavde Saddam Hussein-it: Ishte i mirë për të vrarë terroristë
July 06
09:38 2016

“Saddam Hussein ishte i keq, por i vriste terroristët dhe këtë gjë e bënte mirë. Nuk i lexonte atyre të drejtat, nuk flisnin… ishin terroristë! Mjaft! Sot, Iraku është bërë Harvardi i terroristëve!”

Sipas ‘CNN’, kjo është një nga deklaratat e fundit të kandidatit republikan për zgjedhjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump, i cili vite më parë ishte pro hyrjes së forcave ushtarake në Irak, shtoi gjithashtu se SHBA-të nuk duhet ta destabilizonin atë vend.

Deklarata këto që nuk i shpëtojnë aspak kampit kundërshtar. Jake Sullivan, një zëdhënës i Hillary Clinton shprehet:

“Elozhet që Trump i bën diktatorëve të tmerrshëm nuk kanë fund!”

Duke nënvizuar faktin se pak kohë më parë, kandidati republikan kishte shprehur fjalë pozitive për liderin koreanoverior Kim Jong Un e për presidentin rus Vladimir Putin, Sullivan shton:

“Komplimentet drejtuar personave të tillë dhe leksionet që duket se i ka mësuar nga historia e tyre tregojnë gjithnjë e më shumë se sa do të ishte i padenjë e i rrezikshëm për detyrën të cilën aspiron!”