Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donald Trump i bëri sërish konfuzë njerëzit lidhur me ngacmimet seksuale: “Jam i lumtur!”

Donald Trump i bëri sërish konfuzë njerëzit lidhur me ngacmimet seksuale: “Jam i lumtur!”
November 22
18:25 2017

Presidenti Trump ka dëshirë që të gjitha gratë dhe vajzat amerikane të dinë se ai është shumë i lumtur që më në fund ato po flasin hapur dhe po tregojnë lidhur me ngacmimet seksuale në punë.

Në një konferencë të mbajtur ditën e djeshme, pyetur për mendimin e tij lidhur me të gjitha skandalet e showbizit amerikan që po dalin së fundmi, presidenti Trump u përgjigj: “Gratë janë shumë speciale. Mendoj që kjo është një kohë shumë e mirë sepse shumë gjëra po thuhen. Është e rëndësishme për shoqërinë që këto vajza e gra të rrëfejnë hapur abuzimet që ju kanë ndodhur dhe jam shumë i lumtur t’i shoh gjithë këto tmerre të ekspozohen lirisht” – është shprehur ai.

Por mediat menjëherë e kanë marrë këtë deklaratë dhe kanë studiuar hipokrizinë që Trump ka treguar në këtë deklaratë duke qenë se ai vetë ka qenë një nga ofenduesit më të zakonshëm të vajzave dhe grave sidomos gjatë fushatës për fitoren e presidencës.

Janë plot 17 ankesa për ngacmime seksuale nga Donald Trump, aktualisht në Gjykatë dhe asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar. Ai gjithashtu ka qenë i akuzuar për zhveshjen që i bënte në zyrë të gjitha vajzave që konkurronin në konkursin ku ai ishte producent, ‘Miss Universe Amerika’.

Kjo ironi duket se ka acaruar edhe më tepër disa nga vajzat e gratë që kanë postuar në rrjete sociale kundër deklaratës së fundit të Trump duke e quajtur një gënjeshtar të kalibrit të lartë. /Blitz.al/

Shperndaje